Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
54 %
5.1kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Incidenti i Kanalit të Korfuzit, Auron Tare prezanton studimin shqiptaro-amerikan: Shqipëria nuk ishte fajtore!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shqipëria nuk ishte fajtore për incidentin me britanikët në Kanalin e Korfuzit, ndodhur në vitin 1946. Ky është konkluzioni i arritur nga studimi më i fundit shqiptaro-amerikan, që u prezantua nga Auron Tare, anëtar i Këshillit Shkencor të Unescos për pasuritë Botërore Nënujore, në Universitetin e Havardit, mbrëmjen e kaluar.

Përpara pjesëmarrësve, Auron Tare prezantoi zbulimet e kryera nga anija amerikane “Herkules” në Sarandë, si dhe te rejat nga arkivi i deklasifikuar Britanik dhe ai shqiptar, duke prezantuar edhe konkluzionet e ekipit shqiptaro-amerikan se, Shqipëria nuk ishte fajtore për minimin e rrugëkalimit ndërkombëtar të Korfuzit dhe se flota britanike nuk kishte kryer një kalim paqësor sipas pretendimit zyrtar, por një operacion ushtarak të mirë organizuar.

Sipas z.Tare, “Shqipëria humbi betejën ligjore në Hage, por duhet të fitojë betejën historike përpara brezave, duke vërtetuar se pavarësisht kontekstit politik të kohës, Shqipëria nuk ishte fajtore ne këtë çështje me rendësi ndërkombëtare”

Zbulimet e fundit të kryera nga ekspedita shqiptaro-amerikane e kërkimeve nënujore dhe gjetja e Bashit të anijes britanike “Volage” në ujërat territoriale shqiptare, ka rihapur edhe një herë temën mbi atë ngjarje historike të 1946-ës, të njohur si “Incidenti i Kanalit të Korfuzit”.

sdgere5h4h

Prezantimi i zbulimeve te reja nënujore në ujërat e Sarandës, si dhe i dokumentacionit të deklasifikuar i arkivave britanike ka risjellje në vëmendjen e të pranishmeve fakte të reja nga ky konfrontim midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, menjëherë pas mbarimit të Luftës II.

Duhet thënë se, beteja ligjore që pasoi këtë incident ushtarak midis dy vendeve, ka hyre në histori për një seri precedentësh, një pjesë e të cilave studiohen edhe ne Fakultetin e Drejtësisë Ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit.

Por, ajo që është me e rëndësishme për historianet qëndron në faktin se, ky incident konsiderohet si përballja e parë midis ish-aleateve të Luftës së Dytë dhe fillimi i epokës historike që dominoi gjysmën e shekullit XX, e njohur si “Lufta e ftohtë”.

Konkluzionet, nga ekspedita shkencore shqiptaro-amerikane janë prezantuar edhe më parë, në organizata të rëndësishme botërore, si: “National Geographic”, “Explorers Club”, ”Instituti Amerikan i Arkeologjisë” etj.

Pjesë e këtij misioni shkencor janë gjithashtu: profesor James Delgado, ish-drejtor i Përgjithshëm pranë NOAA dhe James Goold, jurist i njohur i të Ddrejtës Ndërkombëtare Detare.

hartaqpasqyrontemomente

Historia e incidentit të Kanalit të Korfuzit

Incidenti i Kanalit të Korfuzit u shënua 22 tetorin e vitit 1946, përballe Gjirit të Sarandës, ku 4 anije britanike ranë në mina detare, duke humbur 44 marinarë.

Humbja më e madhe e Marinës Mbretërore pas Luftës së Dytë Botërore. Britania e Madhe e çoi çështjen në Këshillin e Sigurimit, duke pretenduar se anijet po kryenin një kalim paqësor.

Nga Këshilli i Sigurimit, kjo çështje u dërgua ne Gjykatën e Hagës, ku pas dy vjetësh gjykata vendosi të dënoje Shqipërinë, si fajtore për minimin e kanalit lundrues ndërkombëtar.

Shqipëria nuk e pranoi këtë verdikt dhe Britania konfiskoi arin e rezervës shtetërore.

Për më shumë se 40 vjet, të dyja vendet nuk kishin marrëdhënie diplomatike, që i pengonte zgjidhja e Verdiktit të Gjykatës së Hagës.

Mbas vitit ’90-të dhe pranimit të fajit nga qeveria shqiptare postkomuniste, të dyja vendet rivendosën marrëdhëniet diplomatike, duke zgjidhur përfundimisht edhe çështjen e arit të konfiskuar. Por, me zbulimet e reja në Gjirin e Sarandës, ky verdikt nga Gjykata e Hagës vihet në dyshim, duke vërtetuar se Shqipëria u provokua nga anijet britanike. /Panorama

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img