Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
31 °
Sht
36 °
Die
36 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Incidenti gjatë faljes së Fitër Bajramit, Komuniteti Mysliman: Sot është ditë feste dhe gëzimi, ngjarje të tilla nuk kanë lidhje me besimtarët

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thotë se incidenti që ndodhi sot në Sheshin Skënderbej gjatë faljes së Fitër Bajramit, nuk ka lidhje me besimtarët myslimanë.

Sipas një përfaqësuesi të KMSH që ndodhej sot në Shesh, pas incidentit ai ka thënë se dita e sotme është një ditë feste dhe gëzimi.

“Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazheve të kësaj feste, problemeve mendore të një personi apo kushteve në të cilat ai ndodhet. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se, në mbyllje të faljes së Fitër Bajramit mëngjesin e sotëm një 40 vjeçar është lyer me benzinë dhe ka tentuar të vetëdigjet. Besimtarët pranë tij dhe Policia e kanë neutralizuar dhe e kanë shoqëruar në Komisariat.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img