Hapësire reklamuese

Rajoni

Incidente në natën e ndërrimit të viteve në Kosovë, 1 qytetar plagoset nga një plumb qorr, 7 të tjerë dëmtohen nga fishekzjarret

Shkruar nga Newsbomb
Incidente në natën e ndërrimit të viteve në

Nata e ndërrimit të viteve në Kosovë është shoqëruar me incidente. Një person është plagosur në krah si pasojë e një plumbi qorr, teksa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, si pasojë e shpërthimit të fishekzjarreve, janë dëmtuar 7 persona, 3 prej të cilëve ndodhen ende në spital, ndërsa pjesa tjetër janë mjekuar dhe janë dërguar në shtëpi.

“Deri në këto momente të fillimit të Vitit të Ri, nuk kemi një fluks sikur që kemi pasur viteve të më hershme, është një numër më i vogël. Megjithatë janë prezentë këto raste, kemi diku shtatë raste të lënduar me mjete piroteknike dhe një të plagosur nga plumbi qorr. Gjendja e tyre, pjesa dërmuese janë në shtëpi, tre jemi duke i trajtuar. I lënduari nga plumbi i qorr, është në regjionin e krahut”, tha mjeku i Urgjencës Kombëtare të Kosovës, Agron Çitaku.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll