Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Incident tek Ura e Ibrit, të rinj serbë sulmojnë me fishekzjarre policinë në Mitrovicë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një incident ka ndodhur këtë pasdite tek Ura e Ibrit, në Mitrovicë.

Një grup maturantësh serbë kanë shkuar pa paralajmërim në këtë anë të Mitrovicës dhe kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të policisë shkruajnë mediet në Kosovë.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa grupi i maturantëve është shpërndarë nga forcat policore të Mitrovicës. Gjatë këtij incidenti maturantët kanë mbajtur dhe valëvitur flamujt serbë.

“Një grup maturantësh afro 30-40 persona kanë shkuar tek Ura e Ibrit pa paralajmërim dhe kanë hedhur fishekzjarrë. Nuk raportohet për persona të lënduar, turma është shpërndarë nga policia. Do të shqiptohen masa kundërvajtëse”, ka thënë zëdhënësi i policisë Besim Hoti.

Nga ky incident le të nënkuptohet se “urrejtja” mes dy vendeve fqinje, Kosovës dhe Serbisë ende nuk është shuar plotësisht.

Më shumë

spot_img
spot_img