Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Incident te sheshi Skënderbej, një person lyen veten me benzinë gjatë faljes së Fitër Bajramit: S’ka Zot! Policia dhe besimtarët e neutralizojnë (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sheshin Skënderbej, aty ku besimtarët myslimanë kanë qenë duke falur Fitër Bajramin. Një person ka lyer veten me benzinë dhe ka tentuar të vetëdigjet.

Besimtarët që kanë qenë rreth tij e kanë neutralizuar menjëherë dhe e kanë shtrirë në tokë, duke i hequr dhe bluzën e lagur me benzinë. “S’ka Zot” ka thënë ai në fund të faljes, ndërsa pranë tij ndodheshin kreu i KMSH Bujar Spahiu dhe Baba Mondi.

Pas thirrjeve, atje kanë shkuar dhe efektivët e Policisë të cilët e kanë prangosur me ndihmën e besimtarëve dhe e kanë shoqëruara në Komisariat. Motivi i kësaj ngjarje në ditën e Fitër Bajramit nuk dihet ende, ndërkohë që dëshmitarët thonë se personi i arrestuar ka pritur përfundimin e faljes dhe më pas ka tentuar të vetëdigjet.

Ky është një tjetër incident që ndodh në Shqipëri që ka lidhje me besimet fetare. Afro një muaj më parë një i ri u fut me thikë në Xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë dhe sulmoi disa besimtarë. Fatmirësisht, ata morën vetëm plagë të lehta.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.

40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Screenshot 3 23

Më shumë

spot_img
spot_img