Hapësire reklamuese

Bota

Incident në Vatikan, Papa Françesku BLLOKOHET në ashensor

Shkruar nga Newsbomb

Papa Françesku ka kërkuar falje për vonesën gjatë fjalimit javor në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, duke thënë se ishte bllokuar në një ashensor.

Ati i Shenjtë, 82-vjeçar tha se ishte bllokuar në ashensor për 25 minuta për shkak të një ndërprerje të energjisë para se të nxirrej që aty nga zjarrfikëset.

"Më duhet të kërkoj falje që jam vonë," tha Papa i buzëqeshur në fillim të fjalimit, ndërsa më pas i kërkoi përsonave të pranishëm një duartrokitje për zjarrfikësit.

Duke iu drejtuar turmës, Papa tha se kishte një "ndërprerje të energjisë dhe ashensori u ndal", shkruan BBC, transmeton Newsbomb.al.

"Faleminderit Zotit, zjarrfikësit arritën dhe unë i falënderoj shumë, pas 25 minutash ata arritën ta rikthejnë në punë ashensorin" tha ai.

Kanalet televizive në Itali, të cilat e transmetojnë drejtpërdrejt fjalimin e tij javor, ishin të shqetësuara për vonesën e pazakonshme dhe dyshonin se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të problemeve shëndetësore të Papës.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll