Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Incident në Qipro, një burrë me thikë arrestohet në stadiumin ku ndodhet Papa Françesku

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një incident është regjistruar në kryeqytetin qipriot Nicosia, ku ndodhet Papa Françesku. Mijëra pjesëmarrës ishin në stadiumin e kryeqytetit për të ndjekut Liturgjinë Hyjnore, dhe mes tyre një person ka qenë me thikë dhe është arrestuar.

Policia tha se arrestoi një burrë që mbante një thikë gjatë kontrollit të sigurisë në një stadium të hapur ku Papa Françesku po kremtonte meshën të premten, por autoritetet thanë se kjo nuk kishte lidhje me praninë e Papës në ishull. Dy burime thanë se thika u gjet gjatë kontrollit të sigurisë për mijëra persona që kërkonin të hynin në stadium.

Autoritetet kishin marrë masa të rrepta sigurie dhe shumica e të pranishmëve duhej të ishin në vendin e ngjarjes disa orë më parë. Më herët, një zyrtar i policisë tha se personi në fjalë ishte një shtetas i huaj 43-vjeçar.

Ndërkohë një grup të krishterësh ortodoksë kërkuan largimin e Papës nga Qipro.

Papa shkroi në librin e artë të Kryedioqezës së Qipros se ishulli mesdhetar ishte “një perlë e historisë dhe besimit”. “Ne duhet të ecim gjithmonë përpara në rrugën e dialogut”, ka shkruar ai, duke e mbyllur shënimin me dy fjalë të shkruara në greqisht: “parsim dhe durim”.

Në orën 16:00 do të bëhet lutja ekumenike me emigrantët në kishën famullitare të Kryqit të Shenjtë në Nikosia, ku do të mbahet një fjalim. Papa do të marrë me vete 50 refugjatë që deri më tani jetonin në Qipro.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img