Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
2.1kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Incident në procesin e votimit në Fier, Luan Baçi denoncon Armando Subashin: Policia bashkiake nxori me dhunë jashtë komisionerët…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Është shënuar një incident në një qendër votimi në Fier, ku votohet referendumi për shkarkimin ose jo të Lulzim Bashës.

Luan Baçi në një prononcim për media ka denoncuar incidentin duke thënë se policia bashkiake e Armando Subashit komisionerët dhe materialet e votimit i ka nxjerrë jashtë me dhunë, duke ndërprerë votimin për disa minuta.

“Sapo më njoftojnë për një incident në Cakran të Fierit. Policia bashkiake e Fierit ka vajtur të ndalojë procesin e votimit në ambientet e njësisë vendore ku kishim marrë leje. Komisionerët dhe materialet e votimit janë nxjerrë me dhunë nga policia bashkiake e Armando Subashit. Është turp që “Subashët” merren me këto punë!

Ne i sigurojmë demokratët që votimi do të vazhdojë pasi ne për pak minuta do të gjejmë një ambient diku afër për të vijuar procesin e votimit. Procesi i referendumit filloi normalisht por tani e kanë ndërprerë dhe kanë nxjerrë jashtë gjithë komisionerët dhe materialet e votimit. Me shumë mundësi Subashi ka negociuar me Gaz Bardhin ose Lulzim Bashën pasi nuk kishte si të ndodhte ndryshe për të ndërprerë procesin e votimit”, tha Luan Baçi.

Më shumë




spot_img








spot_img