Hapësire reklamuese

Aktualitet

Incident në Gjirokastër, një qytetar kapet duke fotografuar votën, raportohet në polici (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Incident në Gjirokastër, një qytetar kapet duke fotografuar

Një incident ka ndodhur gjatë procesit të votimit në fshatin Dhoksat në Gjirokastër.

Sipas informacioneve, një person është kapur duke fotografuar votën.

Mësohet se qytetari që ka fotografuar votën është Afrim Seferi, i cili u raportua në polici nga komisionerët.

Siç kishte deklaruar më herët kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi asnjë person nuk lejohet me telefon në qendrën e votimit.

Kjo është bërë me qëllim që qytetarët të mos kenë mundësi për të fotografuar votën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu