Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Incident në Dropull, hapet memoriali i ngritur për ushtarët e rënë grekë, policia nis hetimet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Disa persona të paidentifikuar kanë hapur memorialin e ngritur për ushtarët grekë të rënë në Dropull, duke nxjerrë eshtrat e tre ushtarëve grekë.

Varreza ka qenë gjithmonë nën ruajtjen dhe mbrojtjen e fshatit Vodhinë, por paraditen e djeshme është gjetur e hapur nga kryetari i fshatit dhe  dy persona të tjerë, ndërsa policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

Burime për mediet bëjnë me dije se ditët e fundit në fshat janë paraqitur disa persona, të cilët janë prezantuar si anëtarë të Komisionit të Përbashkët të Kërkimit të Eshtrave dhe kanë kërkuar marrjen e eshtrave të tre ushtarëve grekë.

Por kjo kërkesë është kundërshtuar nga banorët e fshatit, të cilët janë kujdesur përgjatë viteve për memorialin e vendosur brenda kishës së fshatit.

“Specialistët e Postës së Polisicë Dropull kanë referuar materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, pasi në datën 23.07.2021, në fshatin Vodhinë, Dropull është konstatuar se kanë hapur memorialin e ngritur për nder të ushtarëve grek, të rënë në luftën e dytë botërore.Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img