Hapësire reklamuese

Aktualitet

Inceneratori i Tiranës dhe 15 zyrtarët e korruptuar, Beçi: Duhej hetim i plotë

Shkruar nga Newsbomb
Inceneratori i Tiranës dhe 15 zyrtarët e korruptuar, Beçi:

Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, foli sot në emisionin "Open" në News 24 lidhur me hetimin e SPAK për inceneratorin e Tiranës dhe 15 zyrtarët e përfshirë në aferën korruptive.

Beçi tha në studio se për sa i përket hetimit për inceneratorin e Tiranës, ai duhet të ishte më i plotë nga ana e autoriteteve përkatëse.

Ish-prokurori tha se nesë do të bëhej një hetim i plotë, i përbashkët atëherë rezultatet do të ishin më të shumta.

Ai tha se drejtësia shqiptare ka shumë presion nga ndërkombëtarët për të ecur përpara me hetimet për zyrtrarët e korruptuar.

Më tej ish-prokurori theksoi se sot shteti nuk merr më para nga privati, por po merr paratë nga taksat e qytetarëve, duke i kaluar nga xhepi i majtë në atë të djathtë.

Eugen Beçi: Vërtet përmenden 15 emra, por një pjesë janë në kërkim. Po t’i çonim në një emërues të përbashkët do kishim më shumë rezultat. Këtu arrijmë të kuptojmë me një emërues të përbashkët do kishim rezultate më të larta. Duket sikur po të futet një grup brenda, nëse kënaqet opinioni publik lihet e kaq, nëse jo vijon hetimi. Duke parë se hetimi do ishte shterues do kishim subjekte shumë më lart. Do shinim që në Qarkun e Tiranës nuk është vetëm bashkia e Tiranës. Rezultatin mund ta jap populli. Këta njerëzit e SPAK janë futur në një trekëndësh. Kemi presione nga ndërkombëtarët dhe nga politika. Shteti i kalon lekët nga xhepi i majtë në atë të djathtë. Shteti sot që flasim…nuk merr më lekë privati, por këto taksa shteti i kalon nga xhepi i majtë në atë të djathtë.

Lexo edhe: Afera e Inceneratorit të Tiranës, konfirmohen masat e sigurisë për 11 të arrestuarit

GJKKO  konfirmoi sot masat e sigursë për 11 të arrestuarit, ku në mesin e tyre përfshihen Alqi Bllako, Lefter Koka dhe i besuari i Erion Veliajt, Taulant Tusha. Vetëm për Jetmir Lapajn, i cili është anëtar i Qendrës Kombëtare të Biznesit, u ndryshua masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.

Seanca, e cila nisi në orët e para të mëngjesit zgjati me orë të tëra, për shkak të numrit relativisht të madh të personave që u janë vënë prangat për aferën e Inceneratorit të Tiranës.

Këta të fundit kanë mohuar akuzat e ngritura nga SPAK duke thënë se kanë kryer vetëm detyrën dhe kanë zbatuar ligjin.

Edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se janë ngritur në bazë të opinionit politik dhe mediatik.  Gjatë fjalës së tij Koka e konsideroi veten si “viktimë” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

LEXO EDHE: SPAK: Ministri dhe drejtori i Veliaj bënë gati dokumentet për Zoton dhe Mërtirin

Prokuroria e Posaçme më herët doli me një njoftim zyrtar për hetimet për inceneratorin e Tiranës, ku firmosi 15 urdhër-arreste për politikanë dhe zyrtarë të lartë të shtetit, të cilët janë vënë në rresht për të ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri të fitonin koncesionin.

Referuar njoftimit zyrtar, u bë me dije se anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, të përbërë nga shtetasit Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, në bashkëpunim me shtetasit Lefter Koka në cilësinë e Ministrit të Mjedisit, Alqi Bllako në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alba Thoma Drejtoreshë e Drejtorisë Juridike të Ministrisë së Mjedisit dhe shtetasi Bledar Karoli, Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Ministrinë e Mjedisit, kanë shkelur ligjin që koncesionin ta fitonin Zoto e Mërtiri.

Po ashtu, nga hetimet ka dalë se këta zyrtarë të lartë të shtetit kanë bërë gati dokumentet e tenderit që i duheshin dyshes së biznesmenëve, pasi i kishin njoftuar ata më parë se cilat ishin kriteret.

SPAK KA PRERË URDHËR-ARRESTE PËR:

Lefter Koka- arrest në burg

Alqi Bllako- arrest në burg

Pëllumb Abeshi- arrest në burg

Mirel Mërtiri- arrest në burg

Klodian Zoto- arrest në burg

Erjon Murataj- arrest në burg

Bledar Karoli- arrest në burg

Alba Thoma- arrest shtëpie

Valbona Ballgjini- arrest shtëpie

Taulant Tusha- arrest në burg

Namik Simixhiu- arrest në burg

Sidita Kopliku- arrest shtëpie

Jetmir Llapaj- arrest në burg

Sidita Tola- arrest shtëpie

Etleva Kondi- arrest shtëpie

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese