
PD ka përgëzuar dhe vlërësuar thellimin e hetimeve dhe urdhërarrestet e SPAK për drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe zyrtarët e përfshirë në inceneratorin fantazëm të Tiranës.
Partia Demokratike inkurajon dhe i bën thirrje SPAK të thellojë hetimet dhe nxjerrjen e përgjegjësive ligjore të funskionarëve më të lartë të Bashkisë të Tiranës.
Në konferencën e sotme për gazetarët sekretari për Marrëdhëniet me Publikun, Edvin Kulluri në një dalje për median tha se opnioni publik pret nxjerrjen e përgjegjësive ligjore të funskionarëve më të lartë të Bashkisë, si Kryetarin dhe Administratorin e Përgjithshëm për këto arsye:
- Kryetari i Bashkisë Tiranë është angazhuar personalisht me shkrim përmes anekseve të marrëveshjes me Ministrinë e Mjedisit, se merr përgjegjësinë e plotë për detyrimet financiare sipas kontratës për Landifilin e Sharrës, për një shërbim që nuk u ofrua kurrë;
- Kryetari i Bashkisë Tiranë përfaqëson autoritetin më të lartë ligjor në marrëdhënie më palët e treta, konkretisht kompaninë që nuk e ofroi as edhe një ditë djegien e mbetjeve;
- Menaxhimi I Mbetjeve Urbane është kompetncë eksluzive e njësive të qeverisjes vendore, konkretisht Bashkisë Tiranë;
- Administratori I Përgjithshëm është përsoni përgjegjës sipas ligjit për Buxhetin e Shtetit për të ardhurat dhe shpenzimet e institucionit"
PD kërkon që hetimet të vazhdojnë jo vetëm për Bashkinë Tiranë, por për të gjitha bashkitë në vend dhe zyrtarët që kanë grabitur taksat e qytetarëve.