Hapësire reklamuese


Politikë

Inceneratori i kryeqytetit nën sekuestro, këshilltarja Beti Njuma: Sot votohet pagesa e radhës prej 5.7 milionë eurosh në Bashkinë e Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Inceneratori i kryeqytetit nën sekuestro, këshilltarja Beti Njuma: Sot

Teksa inceneratori i Tiranës vijon të jetë i sekuestruar nga SPAK, Bashkia e kryeqytetit duket se nuk ka ndërmend të ndalë pagesat e veta. Këshilltarja Beti Njuma ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon se sot pritet të votohet në Këshill një pagesë prej 5.7 milionë eurosh për Inceneratorin e Tiranës.

Njuma i bën thirrje homologoëve të saj, si dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt që të anulojë këtë votim duke qenë se subjekti është në hetim nga Prokuroria e Posaçme për shkak të inekzistencës si objekt. Në facebook-un e vet, Njuma shkruante:

“Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës me dhunën e shumicës së kartonave do të votojë pro pagesës marramendëse prej 5.7 milionë eurosh për Inceneratorin e Tiranës.

5.7 milionë euro që do t’i zhvaten buxhetit dhe taksave të qytetarëve për t’i kaluar një projekti fantazmë dhe pronarëve të saj në arrati. Bashkia e Tiranë dhe kryetari i saj Erion Veliaj kanë rastin të tregojnë se janë me banorët e Tiranës, mirëadministrojnë dhe u dhimbsen taksat e tyre. Zoti Veliaj duhet t’u bëjë thirrje këshilltarëve të tij ta ndërpresin menjëherë këtë votim në shkelje të ligjit ndaj një pagese abuzive që siç tregojnë edhe dokumentet ka ezauruar të gjithë planin buxhetor për vitin 2023.

Zoti Veliaj të ndërpresë djegien e parave për një incenerator që jo vetëm nuk djeg sepse nuk ekziston por është i sekuestruar nga SPAK-u dhe aktualisht nën hetim. Ne, këshilltarët e Partisë Demokratike do të votojnë sot KUNDËR kësaj pagese abuzive sepse në radhë të parë dhe mbi të gjitha jemi në mbrojtje të interesit publik të qytetarëve të Tiranës dhe kundër vjedhjes që nuk ndalet me aferën e inceneratorëve”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese