Hapësire reklamuese


Aktualitet

INCENERATORI I ELBASANIT/ SPAK përfundon hetimet për Lefter Kokën e të pandehurit e tjerë

Shkruar nga Newsbomb
INCENERATORI I ELBASANIT/ SPAK përfundon hetimet për Lefter Kokën

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe për të pandehurit e tjerë, që ndodhen pas hekurave me akuzën e korrupsionit në çështjen e inceneratorëve.

SPAK po iu komunikon akuzat të pandehurve dhe më pas ata kanë 10 ditë kohë për të paraqitur pretendimet e tyre. Pas kësaj pritet që dosja të dorëzohet në Gjykatën e Posaçme.

Për inceneratorin e Elbasanit ndodhet në burg Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Serafin Papa dhe Bardhul Çabiri. Në burg ndodhet dhe Pëllumb Abeshi, i cili ka mbajtur postin e Drejtorit të Politikave në Ministrinë e Mjedisit, akuzohet për shpërdorim detyre, si dhe Serafin Papa i akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Lefter Koka ka konsumuar veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 e 25, 260 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme më herët ka njoftuar se pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit, ka vendosur sekuestro preventive për disa pasuri të paluajtshme, me vlerë 2 milion euro.

  • 14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;
  • 3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;
  • 1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;
  • 8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese