Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit / SPAK akuzon për pastrim parash Mirel Mërtirin, së bashku me Zoton e Gugalljan korruptuan zyrtarë të lartë

Shkruar nga Newsbomb
Inceneratori i Elbasanit / SPAK akuzon për pastrim parash Mirel

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka akuzuar zyrtarisht Mirel Mërtirin për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.

Mërtiri pritet tashmë të shpallet në kërkim, ndërsa për inceneratorin e Elbasanit akuzohet edhe ish-deputeti Alqi Bllako, i cili më parë akuzohej vetëm për inceneratorin e Fierit.

Në kërkim janë edhe Klodian Zoto dhe bashkëshortja e Mërtirit, Stela Gugallja.

“Bazuar në argumentet e mësipërme provohet fakti dhe krijohet bindja se shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto kanë konsumuar veprat penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë" , kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale" të parashikuara nga neni 287, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese "në bashkëpunim" sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal”, thuhet në dokumentin e SPAK.

Në dokumentin e Prokurorisë së Posaçme përshkruhet edhe roli i Alqi Bllakos dhe zyrtarëve të tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre.

“Nga tërësia e akteve të këtij procedimi penal provohet fakti dhe krijohet bindja se Alqi Bllako në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në Bashkëpunim me shtetasit Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Bardhul Çabiri e Serafin Papa në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të dhënies së koncesionit si dhe në bashkëpunim me Lefter Kokën në cilësinë e ministrit të Mjedisit, kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës”, thuhet në dokument.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll