Hapësire reklamuese


Aktualitet

Shembja e TEATRIT, pedagogu Ervin Goci: Materialet e TK po shkojnë të digjen në incenerator, SPAK të hetojë shpejt

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Goci

Pedagogu Ervin Goci i kërkoi SPAK-ut që të pezullojë kryebashkiakun Erion Veliaj dhe të ndalojë punimet te Teatri.

 

Goci tha para godinës së SPAK, se materialet e teatrit po digjen, ndaj prokurorët duhet të veprojnë shpejt.

"Grabitëqarët u sulën dhe kjo është përgjegjësi politike dhe ndërkombëtare. Kjo protestë këtu është politike. Shkrirja e sistemit të drejtësisë u bë politike. Protesta është politike se vijmë në statusin e cdo qytetari. Ne po protestojmë për teatrin dhe për cdo qytetar. Ne do të sjellim kallëzime të tjera. Prokurorët duhet të kuptojnë se çështja është politike. Nëse nuk ka drejtësi protesta do të jetë politike që kryeministri dhe kryetari bashkisë të japin dorëheqjen. SPAK duhet të pezullojë kryetarin e bashkisë që tani. Materialet e Teatrit Kombëtarë po shkojnë të digjen në incenerator, ndaj prokurorët duhet të reagojnë dhe vendi i krimit të kalojë në siguri prove,” është shprehur Goci.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese