Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
30 %
4.1kmh
0 %
Hën
2 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Inaugurohet në Tiranë zyra rajonale e kompanisë amerikane “Strife”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Inaugurohet në Tiranë zyra rajonale e kompanisë amerikane “Strife”. Gjatë këtij prezatimi kanë marrë pjesë figura të politikës, avokatisë, nga media dhe biznesi. Mes të ftuarve ishin: Taulant Balla, Eduard Shalsi, Ish Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministrja e Shtetit, Milva Ikonomi, përfaqësues nga Bashkia Tiranë, Dhomat e Tregëtisë, Avokatisë, nga media dhe biznesi, u zhvillua në Hotel MAK Albania aktiviteti prezantues.

Avokati Alket Hyseni, në cilësinë e partnerit lokal, u shpreh se “Straife”, është një kompani globale e menaxhimit të riskut dhe konsulencës, që ofron shërbime për individët, korporatat dhe qeveritë.

Ekipi i Straife përbëhet nga ekspertë të fushave të ndryshme e që njihen ndërkombëtarisht si diplomatë, zyrtarë të agjencive ligjzbatuese,(FBI, CIA, FINCEN, Departamenti i Shtetit etj)ish-krerë të lartë të qeverisë amerikane dhe Kongresit, si dhe drejtues korporatash.

Në sektorin privat, Straife fokusohet në ofrimin e shërbimeve të menaxhimit të riskut, duke përfshirë por pa u kufizuar në përshtatjen me legjislacionin kombëtar dhe rregullatorët ndërkombëtarë, sigurinë kibernetike, investigime, strategji zhvillimore korporatash si dhe saksionet ndaj korporatava apo individëve.

Në sektorin publik, “Straife” gjithashtu ofron asistencë teknike, trajnime, siguri kibernetike dhe zgjidhje për probleme të ndryshme të sigurisë kombëtare. Selia e Straife për Ballkanin hapet në Tiranë si një bashkëpunim mes Straife dhe Hyseni & Associates Law Firm, një kompani rajonale ligjore lider, drejtuar nga ish-zyrtarë të lartë të administratës dhe të institucioneve shqiptare ligjzbatuese. Straife Balkan, zyra në Tiranë, i bashkohet nëntë (9) vendndodhjeve të tjera në botë përfshirë, Houston, Washington DC, New York, Londër, Bruksel dhe Stamboll, dhe ka juridiksion ekskluziv në Shqipëri, Mali i Zi, Greqi, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Slloveni, Serbi dhe Rumani.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, drejtuesit e Straife kanë kryer disa takime me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS , Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtorin e Parandalimit të Pastrimit të Parave, me biznesmenë dhe drejtues të përfaqësive diplomatike dhe të institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri.

Më shumë


spot_img









spot_img