Hapësire reklamuese

Aktualitet

Inagurohet flota e re me ambulanca, Rama bën premtimin për mjekët: Ata që do punojnë jashtë zonës së banimit do...

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ishte në sheshin "Nënë Tereza" aty ku u inagurua flota me 52 autoambulanca të reja për QSUT-në.

 

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se urgjenca kombëtare nuk është më si 5 vite më parë, por është reformuar.

Rama u ndal edhe tek largimi i mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit. Këtë fenomen Rama e cilësoi si 'lajme kazani', ndërsa u shpreh se këtë vit u punësuan 123 mjekë dhe 820 inferemierë. Rama bëri me dije po ashtu se  mjekët të cilët do të pranojnë të punojnë larg zonës së tyre të banimit do të kenë një pagë më të mirë, duke e krahasuar kështu me pagën e mjekëve që vendosin të largohen në Gjermani.

"Urgjenca kombëtare po reformohet. Dua të them që gjatë këtij viti të braktisjes së Shqipërisë nga mjekët dhe infermierët sipas mediave. Media është llafi që bie se ju e dini cfarë janë, këtë vit janë punësuar në sistem 123 mjekë dhe 820 inferemierë dhe të tjerë janë në radhë për tu punësuar. Ne kemi rregulluar rrugën për 4 mijë inferimerë që duan të futen, janë në Shqipëri dhe jo në Gjermani. Pas janarit do të ketë specialistë të cilët po ashtu në bazë të meritës do të kontribuojnë. Për ata që kontribuojnë në zona jashtë banimit ne do paguajmë aq sa mjekët që do marrin në Gjermani. Marrin rrogën si cdo mjek dhe marrin pastaj mbi rrogën mbi 2500 dollarë në muaj. Ti bëjnë vetë llogaritë se taksat këtu i kanë më mirë. Të gjithë atyre që duan të bëjnë eksperianca jashtë vendit duhet tu urojmë suksese se janë vlerë e shtuar që herët ose vonë i kthehen atdheut", tha Rama ndër të tjera.

 Më shumë nga fjala e kryeministrit Rama zbardhur nga Newsbomb.al:

Sot ne me shumë krenari mund të themi se e shkuara është përgjithmonë e shkuar dhe e ardhmja është ende larg për një urgjencë mjekësore që të jetë në lartësinë e sfidës për t'u përgjigjur në kohë reale. Por sot ka një të dhënë domethënëse që u kundërshtua aq shumë. Për të kërkuar urgjencën nuk kalon më nëpërmjet spitalit. Sot urgjenca është një sistem autonom që funksionon i lidhur drejtëpërdrejtë me qytetatarët. Pavarësisht se çfarë thonë gojët që s'pushojnë ne i dyfishuam shërbimet. Personeli i ugjencës krahasuar me 5 vjet më parë sot është i dyfishuar. Sot urgjenca është dixhitalizuar dhe është në gjendje tu përgjigjet në kohë reale çdo thirrje.

Sot janë 900 thirrje në ditë të cilat shkojnë direkt përmes sistemit të kompjuterizuar në veshin e urgjencës kombëtare. Nuk ka më që nuk hapet telefoni dhe dëzhurni i spitalit gërhet në qejf të vet. Çdo shërbim sot regjistrohet on line. Koha e ndihmës së parë është shkurtuar në mënyrë të ndjeshme. Deri dje të rrotullonim në batanije dhe të linin te dera e spitalit, kjo ka qenë urgjenca dje. Janë shifra domethënëse ato që janë investuar për shërbimin e urgjencës dhe nga na tjetër uniformat e standartizuara nuk janë fasadë por shëmbëlltyra e punës. Nuk janë më urgjenca me pallto dhe shiringat në xhep dhe me ampula të mbështjella në shall. Por vjen si një punë e gatshme për t'i shërbyer çdokujt. Janë 52 autoambulanca të reja, por janë edhe 10 sete moderne që janë integruar në autoambulanca. Se si ishte urgjenca mjafton të shkiosh autoambulancën që është bërë gati për tu futur në muzeun e së shkuarës. Në këtë shëndetësinë e tonë të komentatorëve që falë zotit mos shkofshin kurrë në spital dhe e kanë parë spitalin vetëm në televizor, sipas të cilëve spitalet janë vende ku njerëzit shkojnë dhe vdesin. Sigurisht një vdekje bën lajm, 3000 jetë të shpëtuara nga urgjenca. Urgjenca kombëtare që ta mësojnë të gjithë ata që derdhin lotë krokodili që po kin mjekët dhe për berberetët dhe kasapwt që po futen në spitale të bëjnë punën  e mjekëve. Urgjenca kombëtare po reformohet.

Urgjenca kombëtare po reformohet. Dua të them që gjatë këtij viti të braktisjes së Shqipërisë nga mjekët dhe infermierët sipas mediave. Media është llafi që bie se ju e dini cfarë janë, këtë vit janë punësuar në sistem 123 mjekë dhe 820 inferemierë dhe të tjerë janë në radhë për tu punësuar. Ne kemi rregulluar rrugën për 4 mijë inferimerë që duan të futen, janë në Shqipëri dhe jo në Gjermani. Pas janarit do të ketë specialistë të cilët po ashtu në bazë të meritës do të kontribuojnë. Për ata që kontribuojnë në zona jashtë banimit ne do paguajmë aq sa mjekët që do marrin në Gjermani. Marrin rrogën si cdo mjek dhe marrin pastaj mbi rrogën mbi 2500 dollarë në muaj. Ti bëjnë vetë llogaritë se taksat këtu i kanë më mirë. Të gjithë atyre që duan të bëjnë eksperianca jashtë vendit duhet tu urojmë suksese se janë vlerë e shtuar që herët ose vonë i kthehen atdheut

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu