Hapësire reklamuese

Politikë

Inagurohet bunkeri anti-atomik, Rama: Kush ka folur në hava ka për detyrë ta vizitojë dhe të qepë gojën

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në inagurimin e bunkerit anti-atomik pranë Ministrisë së Brendshme që tashmë do të shërbejë si muze për ekspozimin e torturave të diktaturës.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se bukneri është pjesë e historisë tonë, me të cilën duhet të përballemi dhe e cila na jep forcë për të ardhmen.

“Ky bunker dhe i gjithë nëndheu i tij dikur ishte një organizëm i gjallë kur dikur gëlonin xhelatë dhe viktima, ku frika i linte vendin fatalitetit. Shprehja e famshme “larg syve larg zemrës” në histori vjen si klithmë e ftohtë”, tha gjatë fjalës së tij Rama.

Kryeministri iu përgjigj edhe akuzave dhe kundërshtive të opozitës për ndërtimin e bunkerit të sipërm si pjesë hyrëse në nëntokë.

“Prandaj kushdo që ka folur në hava se ky është një bunker për të risjellë në formë shprehje nostalgjie dhunën e së kaluarës përmes të qëndruarit të tij në sheshin sipër, ka detyrim moral të vijë dhe ta vizitojë, dhe ta qepë gojën përballë kujtimit të viktimave. Të cilat për herë të parë në këto 25 vjet kanë një hapësirë t’i flasin njerzve në mënyrë të drjetpërdrejtë, jo përmes librave, dokumenteve, por sy më sy”.

“Bunkart 2” do shërbejë nga sot si një pikë turistike e kryeqytetit shqiptar. Bunkeri ka 20 dhoma dhe është i ndarë në 3 linja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.