Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Ina Kasimati kthehet në shtëpi

Shkruar nga Newsbomb
Ina Kasimati kthehet në shtëpi

Mësuesja Ina Kasimati është rikthyer mesditën e kësaj të premteje, 8 Mars, në Shqipëri. Menjëherë sapo ka mbërritur me avion charter në Rinas, Qendra e Urgjencës Mjekësore ka mundësuar një ambulancë me ekip mjekësor për kthimin e saj në Vlorë.

Shqiptarët janë bërë bashkë dhe në vetëm pak orë arritën të mblidhnin shumën që i nevojitej zyshës Ina Kasimati për t’u kthyer nga Franca ku kurohej, pranë familjes së saj në Vlorë.

Dy javë më parë ajo u bëri thirrje gjithë atyre që kishin mundësi për mbledhjen e 17 mijë eurove, sepse familjarët nuk e përballonin dot koston e udhëtimit të saj me charter mjekësor nga Franca në Shqipëri. Brenda pak orësh shqiptarët mblodhën mbi 24 mijë euro.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese