Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
42 %
4.6kmh
0 %
Sht
31 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Imzot George Frendo sqaron letrën drejtuar Komitetit Teknik: Kisha Katolike nuk është kundër izolimit, por kundër mënyrës si janë marrë masat kufizuese

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vendimi i Komitetit teknik të Ekspertëve për zgjerimin e fashës së ndalimit të lëvizjes nga ora 20:30 deri më 06:00 të mëngjesit ka gjetur reagimin e drejtuesve të lartë të Kishës Katolike.  

albsig

spring

Kjo masë hynë në fuqi në të njëjtën ditë që përkon me lindjen e Krishtit dhe, për Kishën Katolike kjo masë do ndalonte besimtarët të dëgjonin meshën e Krishtlindjeve më 24 dhjetor.

Me anë të një  letre drejtuar Komitetit Kisha kërkoi të  rishikohej kufizimi  pasi aktivitetet e planifikuara do zhvilloheshin sipas rregullave anti-Covid.

Ndërkohë, në një intervistë për “Ora News”, Frendo ka sqaruar edhe arsyen e letrës, ku ka theksuar se Kisha nuk është kundër masave por kundër mënyrës se si merren ato.

“Kisha Katolike nuk është kundër izolimit por mënyrës sesi janë marrë këto masat e fundit. Nuk jam unë që kam dërguar këtë letër. Një ditë më përpara të dielën në të gjitha kishat kemi njoftuar popullin që mesha e krishtlindjes do të bëhet në orën 8. Dhe të hënën del ky vendim. Ne na erdhi keq se Kisha Katolike është e vetmja kishë që kremton krishtlindjen natën. Ne do ta bëjmë meshën në orën 18:00  por nuk quhet orar nate. Nuk është marrë një mendim nga ana jonë. Ne nuk jemi kundër masave se kërkojmë të mirën e popullit. Më shumë për mënyrën si është bërë. Zonja Rakacolli ka dhënë një përgjigje dhe ka thënë që nuk ishte vendimi nuk ishte diskriminim për Kishën Katolike,” deklaroi Frendo. 

Imzot George Frendo tha se do të kremtohet një meshë tjetër në orën 16:00 sipas të gjithë protokollit të sigurisë për ruajtjen nga Covid 19.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img