Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
76 %
2.1kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
30 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Implikimi i shefit të policisë në pazaret e drogës, zbardhen telefonatat: “Do therin ca keca, bëhu gati”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zbardhet bisedat telefonike e kultivuesve të drogës, para se të “vizitoheshin” nga ish-shefii i komisariatit të Kurbinit, Ylli Vata, i cili u shpall në kërkim nga policia se favorizoi kultivuesit e kanabisit.

Emri i tij ka dalë në skenë nga përgjimet e personave të përfshirë në trafikimin e drogës në nëntor 2016 , ku në pranga ranë 7 persona. Një prej tyre ishte edhe Luftar Nelaj, për të cilin “Gazeta Shqiptare” ka zbardhur një pjesë të bisedës telefonike, që po kryente me një person tjetër të shapllur në kërkim. Ata flisnin për parcelat e këtij të fundit, dhe një “vizitë” të vetë Ylli Vatës në to.

Vata kishte të bënte me 3 grupe trafikimi droge dhe u merrte atyre 20-30% të parave nga shitja e kanabisit. Një prej të arrestuarve ishte edhe Zan Kasmi, punonjës policie dhe vartës i Ylli Vatës, në kohën kur ishte shef policie.  

Biseda e zbardhur:

Luftar Nelaj: A je tu e marrë një herë në telefon?

Personi X: Po, po e marr unë, por kur don me ardhë trama nesër?

Nelaj: nesër tha jena për rrugë në mjes, se kanë për të shku me ther do keca, në një vend, edhe kur të kthejnë kanë për të ardh me pa ato tujt.

Personi X: Dmth nesër aaaa?

Nelaj: Për Zotin masdite tha… po pa merak o burr tha se ska pse me ashtuna….

Më shumë

spot_img