Hapësire reklamuese

Aktualitet

Implantimi i protezës reverse të supit, teknika që i jep fund dhimbjes së shpatullës (supit)

Shkruar nga Newsbomb
Implantimi i protezës reverse të supit, teknika që i jep fund

Një nga ankesat më të zakonshme fizike është dhimbja në sup. Supi është struktura më e rëndësishme për nga shpeshtësia e përdorimit të tij, por mirëfunksionimin e të cilit e marrim si të mirëqenë (si në rastet kur shtyjmë, kur tërheqim apo kur ngremë pesha).

Supi është i përbërë nga disa nyje të kombinuara me tendinet dhe muskujt të cilat bëjnë të mundur dhe lejojnë një gamë të madhe të lëvizjeve. Kjo është edhe arsyeja që duke qenë se supi ka shumë struktura, ka edhe ndjeshmëri shumë të lartë ndaj problemeve të ndryshme. Mansheta Rrotatore, e cila shërben për të mbajtur krahun në folenë e supit, është burim kryesor i dhimbjeve të shpeshta në sup dhe kjo dhimbje mund të vijë si pasojë e Tendinitis ose siç njihet ndryshe edhe irritim i tendinave të Manshetës Rrotatore. Kjo, si dhe Osteoartriti, janë patologji që çojnë në humbje të funksionalitetit dhe kufizime të lëvizjes së krahut dhe që shoqërohen me dhimbje të padurueshme te pacientët e prekur.

Po, cila është ajo teknikë që po aplikohet sot dhe sa i garanuar është suksesi i saj?

Ekipi i kirurgëve Ortopedë, të kualifikuar dhe me shumë eksperiencë të Spitalit Hygeia në Tiranë janë ata që ofrojnë edhe zgjidhjen më optimale për kategorinë e këtyre pacientëve. Suksesi i tyre i rradhës është pikërisht aplikimi në këtë Spital i teknikës më bashkëkohore dhe të suksseshme të kirurgjisë së supit, atë të “Implantimit të protezës reverse të supit”, teknikë e cila ofron garanci më të lartë dhe kohë rekuperimi më të shkurtër për pacientin. Pra, pacienti arrin të rifitojë performancën e supit në kuptimin e lëvizjes dhe forcës muskulare të krahut, dhe si rezultat eliminimin e dhimbjes.

Kirurgjia e supit, ndonëse një degë e re në fushën e trajtimeve kirurgjikale ortopedike në vendin tonë, nuk është më një tabu në Spitalin Hygeia. Rikonstruksionet e tendinave dhe muskujve përreth supit, daljet (luksacionet) e supit, sipas mjekëve të këtij spitali, trajtohen me metodat bashkëkohore miniinvazive endoksopike (artroskopike) në këtë Spital.

Cilat janë shenjat dalluese klinike që shoqërojnë dhimbjen në shpatull?

Specialisët ortopedë sqaronë se dhimbja nga dëmtimi apo ruptura e manshetës rrotatore zakonisht shkakton enjtje lokale dhe ndjeshmëri të shtuar në zonën e shpatullës. Personi i prekur zakonisht ndjen dhimbje dhe ngurtësim kur ul ose ngre krahun. Në fillimet e saj simptomat mund të përfshijnë: dhimbje të vogla që janë të pranishme si në aktivitet po ashtu edhe në gendje pushimi, dhimbje këto që mund të jenë relativisht të lehta dhe në këtë fazë pacientët shpesh nuk kërkojnë trajtim.

Por me përparimin e sëmundjes kemi shtim dhe përkeqësim të simptomave dhe përkatësisht personat e prekur ankojnë dhimbje të padurueshme sidomos gjatë natës; humbje e fuqisë dhe kufizim i theksuar i lëvizjes së krahut; vështirësi në veprimtari të tilla që kërkojnë vendosjen e krahut prapa shpinës, por në përgjithsëi të gjitha lëvizjet mund të jenë të kufizuara dhe të dhimbshme.

Kush janë më të prekurit nga kjo dhimbje?

Sipas mjekëve ortopedë ata që rrezikojnë më shumë të preken nga këto patologji degjenerative të manshetës rrotatore janë personat që merren me sporte të veҫanta (pra që ju duhet të përdorin krahët) si tenistët, notarët, etj. Po kështu edhe mosha është një tjetër faktor që ndikon, pra

incidenca e dëmtimit të manshetës rrotatore rritet me moshën, sidomos pas moshës 40 vjeҫare. Një tjetër kategori që rrezikon të preket janë edhe personat që kryejnë punë fizike të tilla që kërkojnë lëvizje të përsëritura të krahut. Por dhimbja mund të vijë edhe si pasojë e traumave të vogla.

Krahas Kirurgjisë së supit, duke qenë se dhimbjet për fat të keq vijnë edhe për shkak të frakturave që pësojnë artikulacionet në trupin tonë, në Departamentin e Ortopedisë të spitalit Hygeia, trajtohen me shumë sukses të gjitha llojet e frakturave të tilla si:Fiksime të frakturave të eshtrave të gjata nëpërmjet shtifteve intramedulare.

Po kështu realizohen me një përqindje të lartë suksësi edhe trajtimet e traumave sportive të cilat realizohen të gjitha me teknologji të avancuar si psh:

Për kirugjinë e gjurit aplikohen trajtime bashkëkohore të menisqeve nëpërmjet qepjes apo zëvëndësime protetike të tyre (në rast se nevojitet), trajtime bashkëkohore në dëmtimet e ligamenteve të gjurit; riinserim i LCA-së, si teknika më innovative për riparimin e tij ose ligamentoplastika nëpërmjet teknikës Anatomical Repair.

Për kirurgjinë e supit aplikohen riparime endoskopike të tendinave të manshetës rotatore dhe fiksime të tyre me teknika të avancuara Double Row (me dy rradhë).

Për Endoprotezime të këllkut (coxaefemoral) përdoren protezat më cilësore në rang boteror (Smith & Nepheë – R3, Zirkonium, Polarstem) si dhe ato të gjurit (Genesis 2).

Departamenti i Ortopedisë Hygeia

Kontakt: 04 23 90 000

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.