Në çdo ndeshje të skuadrës së futbollit anglez Manchester United në shtëpi, zor se mund të gjesh një vend bosh në impiantin fantastik “Old Trafford”, edhe kur kundërshtarët janë modestë. Por duket se Teatri i Ëndrrave është kthyer në epiqendrën e tabloidëve anglezë që po e quajnë Teatri i Minjve…
Manchester United e ka patur edhe më parë problemin e numrit të madh të brejtësve, në 2006, 2010, 2012 dhe sërish tani në 2015 kur shfaqen edhe anës fushës në sfida zyrtare. Kjo u pa dhe në derbin ndaj Manchester City, kur mediat jo me pak ironi e quajtën ndeshjen, “Mousechester”.
Në vitin 2006, futbollistët e Burton Albion u ankuan pas ndeshjes së FA Cup, se nuk gjuanin dot topin se kishin parë minj në fushë. Sipas klubit, në “Old Trafford” bëhen kontrolle periodike por raporti i higjienës ka ngelur sërish në klasë Red Devils. Kjo ankesë duket se është në contrast të plotë me luksin që mbretëron në stadium, dhe me rezultatet e mira të Djajve të Kuq, së fundmi.