Policia greke ka vënë në pranga një 45-vjeçar shqiptar pasi shfrytëzonte për prostitucion bashkëshorten e tij 30 vjeç.
Shqiptari u arrestua në Keratini pas hetimeve të policies që zbuluan veprimtarinë e tij të paligjshme. Në këmbim të përtimeve monetare, shqiptari prostituonte gruan e tij 30-vjeçare, me origjinë shqiptare.
Në momentin e arrestimit, policia i gjeti atij 230 euro si dhe i sekuestroi automjetin të cilin e përdorte për aktivitetin ilegal.
Sipas hetimeve të policisë, 45-vjeçari shqiptar vepronte profesionalisht dhe kishte shfrytëzuar gruan e tij në klientë të ndryshëm për 6 muaj me radhë, kundrejt një shpërblimi financiar. Identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk është bërë i ditur.