Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Imami në podiumin e Veliajt/ Reagon Komuniteti Mysliman: Distancë nga përdorimi i fesë në fushatë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

312acd3d21a1afe12e0df059da5e9859

Pas përfshirjes së një imami në fushatën e Erion Veliajt, reagon Komuniteti Mysliman Shqiptar duke deklaruar se distancohet nga përdorimi i fesë në fushatë.

“Distancohemi nga përdorimi i fesë në fushatë. Besimtarët të votojnë për kë ta shohin të arsyeshme. Votoni në qetësi dhe respekt të vlerave që trashëgojmë”, kanë qenë disa nga mesazhet që sot KMSH ka dhënë për besimtarët.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në përmbushje të funksionit të tij institucional ndaj besimtarëve dhe qytetarëve të këtij vendi shpreh paanshmërinë ndaj spektrit politik, si dhe distancohet ndaj çdokujt që përdor emrin e KMSH dhe tenton të flasë në emër të fesë për efekte elektorale.Ne inkurajojmë të gjithë besimtarët të shprehin të drejtën e tyre ligjore përmes votës së lire, sikurse ata individualisht e gjykojnë të arsyeshme, për të dhënë kështu kontributin për qytetin e tyre.”, komunikon KMSH.

Ditë më parë, Naim Leci, imam në xhaminë e Farkës, jo vetëm ka dalë në mbështetje të kandidatit të majtë Erion Veliaj, por është ngjitur në podiumin e mitingut përmbyllës së fushatës së zgjedhjeve vendore, ku i ka bërë thirrje të gjithëve të mos përcahen, por t’i japin votën Erion Veliajt. Ai pranoi se është anëtar i Frymës së Re Demokratike dhe se i jep gjithë mbështetjen Veliajt, i cili sipas Lecit, nesër do të jetë kryetar i Bashkisë dhe pak më vonë do të bëhet kryetar i Partisë Socialiste. Me lutjen e myslimanëve, ai bekoi edhe takimin elektoral të mbylljes së fushatës në Farkë.

IMAMI NE PODIUMIN E ERION VELIAJT, THOTE SE DO JETE EDHE KRYETAR I PS SHUME SHPEJT (VIDEO)

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img