Hapësire reklamuese

Politikë

Ilvi Meta u vetëvar në Komisariat, reagon Presidenti Meta: Tronditëse që një qytetar të vdes brenda në institucionet e shtetit!

Shkruar nga Newsbomb
Ilvi Meta u vetëvar në Komisariat, reagon Presidenti Meta:

Presidenti Ilir Meta e quan tronditëse vdekjen e 31 vjeçarit Ilvi Meta brenda ambienteve të Komisariatit në Kavajë. Ai bën thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

"Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Ilvi Meta, e konsideroj tepër të rëndë dhe të papranueshëm faktin që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore, sikundër është Komisariati i Policisë së Kavajës.

Humbja e një jete në një moshë fare të re brenda Komisiariatit të Policisë përbën jo vetëm një tragjedi familjare, por trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese.

Bëj thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Ilvi Meta dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme", shkruan Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.