Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Ilnisa vesh fustanin e nusërisë, Meritoni kostumin e dhëndrit, nis ahengu në BBV

Shkruar nga Newsbomb
Siç është kthyer tashmë në traditë, vëllai i madh në çdo edicion organizon një dasmë për një çift të shtëpisë së Big Brother Vip. Këtë herë fatlumët që u veshën me fustan nusërie dhe kostumin e dhëndrit janë Ilnisa dhe Meritoni, të cilët “kurorëzuan” sonte dashurinë e tyre. Valbona Mema dhe grupi i saj do të mbajnë ndezur atmosferën me muzikë. Atmosfera festive e dasmës ka bërë që banorët të lënë mënjanë për pak konfliktet dhe të festojnë dashurinë. Por Erjola mungon nga dasma. Ajo vendosi të mos marrë pjesë për shkak të përplasjeve që ka patur me Ilnisën. © Video Credits:  https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Kujtojmë se në edicionin e vitit të kaluar nuse e dhëndër u veshën Kiara dhe Luizi, të cilët tashmë në jetën reale janë të martuar dhe në pritje të një fëmije. Incidenti që pësoi Ilnisa gjatë dasmës  Teksa Ilnisa ka dalë në oborr me fustanin e nusërisë për të shkuar në altar i është shkëputur bishti i fustanit. Ilnisa e mori me sportivitet incidentin e vogël, duke thënë: “Plasi syri keq”. Vallë do të kenë Ilnisa dhe Meritoni të njëtin “fat” si Luizi me Kiarën? Illnisa dhe Meritoni kanë treguar afrimitet me njëri-tjetrin gjatë qendrimit në shtëpi. Por deri më tani nuk janë deklaruar çift. Mbetet për tu parë nëse raporti i dyshes do të transformohet në një romancë, ose do të mbtetet thjesht një njohje, ose miq. © Video Credits:  https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese