Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mësohet se ka dhënë urdhër që të vijojë procesi i numërimit të fletëve të votimit për kandidatët pa ndërprerje.
Në dokumentin e firmosur theksohet se anëtarët e Grupeve të Numërimit nëse kanë vërejtje mund t’i pasqyrojnë ato në procesverbal.
Sipas Celibashit ankesat, anëtarët e grupeve të numërimit të votave mund t’i pasqyrojnë në Tabelën e Rezultateve të Qendrës së votimit dhe në procesverbal të gjitha vërejtjet.


