Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ilirjan Celibashi: Pengimi i procesit të numërimit është bërë nga kandidatët dhe përfaqësuesit e partive, projeksionet e KQZ për ndarjen e mandateve dalin së shpejti

Shkruar nga Newsbomb
Ilirjan Celibashi: Pengimi i procesit të numërimit është

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka akuzuar kandidatët për deputetë dhë përfaqësuesit e partive se kanë penguar procesin e numërimit në disa KZAZ.

Ai tha se KQZ ka ndërhyrë menjëherë dhe keto probleme janë zgjidhur, ndërsa shtoi se momentalisht nuk ka ndonjë KZAZ që të ketë ndërprerë procesin e numërimit.

Gjithashtu Celibashi tha se projeksionet e ndarjes së mandateve sipas KQZ do të dalin së shpejti.

“Për KZAZ 71 Pustec dhe KZAZ nr 81 në Libohovë, procesi i numërimit ka përfunduar si për partitë dhe kolaicionet por edhe për kandidatët. KQZ është duke ndjekur me shumë vëmendje ecurinë e këtij procesi. Për fat të keq kemi probleme me sjelljen e numëruesve. Kemi të dhëna që shpeshherë pengimi i procesit bëhet nga ndërhyrjet politike të kandidatëve apo përfaqësuesve të partive politike. KQZ ka reaguar, ndaj edhe situata ka ndryshuar. Ne momentin që flasim, nuk kemi informacion që në ndonjë KZAZ të jetë ndërprerë procesi i numërimit. Në faqen e internetit të KQZ gjenden të gjitha onformacionet për numrin e qendrave të votimti të përfshira në rezultat.
Kemi patur disa ankesa nga kandidatët në lidhje me disa parregullsi të vërejtura në disa KZAZ. Jemi duke e ndjekur si situatë dhe KQZ do të marë vendime dhe do të mbajë qëndrimet e duhura.

Është projektuar për t’u parashikuar edhe ndarja e mandateve, por kemi menduar që ta bëjmë në kohë pak më të vonë. Do të dalë në sistem ndoshta pak më vonë”, tha Celibashi.



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese