Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ilirjan Celibashi me “dorë të hekurt”, gjobit me 20 milion lekë RTSH: Transmetoi reklama politike ditën e heshtjes zgjedhore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryekomisioneri i KQZ Ilirjan Celibashi ka gjobitur sot me 20 milion lekë Radio-Televizionin Shqiptar (RTSH) pasi ka transmetuar reklama zgjedhore ditën e heshtjes zgjedhore, shkruan newsbomb.al. Në datë 24 prill, sipas raportit që AMA ka depozituar në KQZ, vërehet se RTSH ka shkellur Kodin Zgjedhor.

“RTSH 2 dhe RTSH Kukësi kanë trasmetuar kronika politike në periudhën e heshtjes zgjedhore”, u shpreh sekretari i KQZ, dhe pas tij Celibashi lexoi vendimin.

“Vendos marrjen e masës administrative për RTSH në vlerën e 2 milion lekëve gjobë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe kundër tij mund të bëhet ankim”, tha Celibashi, pas parashtrimit që bëri sekretari i KQZ.

Gjithashtu, në raportin e AMA-s të dorëzuar në KQZ, është vërejtur se Top Channel dhe Report Tv kanë transmetuar reklama politike në ditën e zgjedhjeve, shkruan newsbomb.al.

“- Top Channel dhe Report TV kanë transmetuar reklama politike të cilat japin udhëzime për mënyrën e votimit në datë 25 prill. AMA ka dalluar se ka elementë të çorientimit për ata që e ndjekin”, u shpreh sekretari i KQZ, por për këto dy subjekte nuk u mor vendim.

Lexo edhe: E vendos KQZ, ja kush është deputetja që do të zëvendësojë Tom Doshin

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img