Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ilirjan Celibashi kërkesë Gjendjes Civile: Sa shqiptarëve u ka skaduar karta e ID, dhe sa mund të rinovohen deri në 25 prill?

Shkruar nga Newsbomb
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ka dërguar një kërkesë kreut të Gjendjes Civile Bledar Doracaj, dhe i kërkon informacion sesa është numri i shtetasve të cilëve u ka skaduar karta e ID.

Gjithashtu, Celibashi kërkon informacion se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.

Letra e plotë:

Lënda: Kërkohet informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati

I nderuar Z. Doracaj

Lutemi të na vini në dispozicion numrin e votueseve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës deri ditën të cilën do ti ktheni përgjigje kësaj kërkese.

Gjithashtu nëse është e mundur të na informoni se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.

Duke Ju falënderuar për bashkëpunimin, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan CELIBASHI.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu