Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Ilirjan Celibashi i KQZ largon të gjithë vëzhguesit e “1 Majit”: Për shkak të sherrit, do zëvendësohen me të rinj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se të gjithë vëzhguesit e qendrës së numërimit të votave te “1 Maji”, ku në orët e vona të mbrëmjes së sotme plasi sherri, janë larguar.

Sipas tij, KQZ ka vendosur që vëzhguesit e kësaj qendre, edhe ata që nuk janë përfshirë në sherr, të zëvendësohen të gjithë, me 13 vëzhgues të subjekteve politike që janë në garë në këto zgjedhje, dhe 7 nga OJQ.

“Do të ketë vëzhgues të rinj, 13 të tillë. 7 vëzhgues të OJQ-ve. Në qendër do jenë vetëm përfaqësuesit e mediave, kandidatët për deputetë dhe askush tjetër. Do dalin të gjithë vëzhguesit që kanë qenë të akredituar deri tani”, tha Celibashi, ndërsa theksoi se KQZ ka autorizuar një pushim 4 orë në këtë qendër.

Sipas kryekomisionerit, në sherr janë përfshirë disa vëzhgues. “I pyeta nësë kanë qenë anëtarë të grupit të numërimit, më thanë që kanë qenë të gjithë nga pjesa e vëzhguesve. Ky është rasti i parë”, tha ai.

Për “objektivin” e tij për përfundimin e numërimit brenda 48 orëve, Celibashi shtoi: Janë numëruar mbi 65% e kutive në më pak se 24 orë, 48 orë nuk më duken larg.

Ndërkohë, sipas Policisë për përplasjen të shkolla “1 Maj” në zonën e Ali Demit janë shoëruar 8 persona.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img