Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Iliri më thoshte të blija vota, emrin e kishte Agush kur lindi në Çepan”, Meta i kthehet ish-deputetit të LSI: Je fytyra më e degjeneruar në Vlorë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është përgjigjur Shkëlqim Selamit, ish-deputetit të tij të LSI i cili më herët tha se Meta e kishte detyruar që të blinte vota për LSI, por ky i fundit nuk pranoi.

Selami madje tha se emrin e vërtetë Meta e ka pasur në vogëli Agush, por e ndryshoi kur erdhi në Tiranë. Selami tha se në Vlorë LSI-në dhe vetë Metën nuk e do njeri.

Fevziu: Jeni dakord me mos shit-blerjen e votës?

Meta: 2000%.

Fevziu: Sepse një ish-deputeti juaj tha se ju i keni kërkuar atij të blejë vota për LSI.

Meta: Selam Çimka? Po vetë ai kishte blerë vota? Ku e bëri këtë deklaratë ç’a viti? E di ti kush është Çim Selami apo Selam Çimka? E di pse ka ikur nga LSI?

Fevziu: Jo.

Meta: Ky erdhi në LSI si një djalë sportist me burrëri të madhe po s’na tha që kishte qenë i dënuar në Itali për vepra kriminale, i doli dekriminalizimi dhe më thotë mua kam folur me ata 3 anëtarët e KQZ të PS e ka në dorë një nga këta të LSI unë i thashë nuk ka detyrim LSI të mbajë ty zotëri. Kam një pyetje për ty? Ka 5 vjet i përzënë nga LSI ky. Ps e ka nxjerrë 5 herë këtë sikur ka ikur tani nga LSI-ja. Është një fytyrë e degjeneruar në Vlorë që e di gjithë Vlora ç’a ka bërë ky trafiqet më të ulëta. Kush i mbledh këta? Rilindja.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img