Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Ilir Shaqiri nxjerr videon dhe ironizon Luizin: Cili nga këto dy je ti o p*rdhmen?!

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Shaqiri nxjerr videon dhe ironizon Luizin: Cili nga këto dy je ti o

Luiz Ejlli e ka shprehur se nuk ka qenë simpatizant i lojës së Ilir Shaqirit në edicionin e kaluar të “Big Brother Vip”. Këngëtari ka thënë se balerini do ishte në hije nëse Donaldi nuk do merrej me të.

Madje sipas  tij, Donaldi i dha vëmendje Ilirit dhe avantazhi tjetër i fituesit të BBVA1, është se kishte përballë dikë të papjekur pra, Donaldin. Megjithatë, kur Iliri hyri në shtëpinë e BBV si surprizë para pak muajsh, Luizi u tregua dashamirës me të.

Teksa përflitej nëse Iliri do hynte si banor i ri, Luizi thotë "do shihni spektakël (nëse hyn)".

Së fundmi ai ka thënë në një bisedë me banorët të kundërtën. Teksa po aludonin për BBVA3, Luizi shprehet: "Të bëhet Big Brother 3, të futen 2 banorë por do jenë 1. Do futem unë me Oltën".

"Ose ti me Ilirin?", ia kthen Gerti me të cilin Luizi nuk është dakord.

"Ç'punë kam me Ilirin?! Iliri mbetën nuk ecën. Nuk është për lojë:, tha Luizi.

Por mesa duket kjo gjë nuk  i ka pëlqyer aspak Ilirit. Teksa i ka shpërndarë këto dy video në Instagram, Iliri shkruan me ironi:

"Kush nga këta të dy je, o Luiz? #pordhmeni".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese