Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ilir Paja nuk do të ekstradohet, Gjykata e Tiranës njeh dënimin e dhënë në Itali për "Ufon"

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Paja nuk do të ekstradohet, Gjykata e Tiranës njeh dënimin e

Ilir Paja, i arrestuar disa muaj më parë në Tiranë për llogari të drejtësisë italiane, nuk do të ekstradohet në vendin fqinj për të vuajtur dënimin. I njohur me nofkën “Ufo”, për shkak të dy arratisjeve nga burgje të sigurisë së lartë, ai u lirua me kusht nga Gjykata e Krujës në 2017.

Pas këtij vendimi, qëndronte gjyqtarja e arrestuar Enkelejda Hoxha, e njohur për lirimin e kriminelëve nga burgu, edhe të atyre të dënuar përjetë. Ajo e la të lirë Ilir Pajën me argumentin se vuante nga disa sëmundje, ndonëse kishte edhe një vit burg për të shlyer.

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të njohë dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit në Milano dhe Paja do e vuajë atë në një burg në Shqipëri. Sipas vendimit të togave të zeza dhe akuzës nga Italia, “Ufo” është dënuar përfundimisht me 24 vjet, 8 muaj e 20 ditë për vrasje dhe rrëmbim.

Dy arratisjet nga burgjet italiane të sigurisë së lartë

Ilir Paja u arrestua në Itali 17 vite më parë dhe pas disa muajsh në qeli, në qershorit 2006, u arratis nga paraburgimi i Perugia-s, duke përdorur çarçafët si litar. Më 4 shtator 2006 u arrestua për herë të dytë. Paja ishte burgosur prej 5 muajsh në pritje të ekstradimit nga Gjermania, ku akuzohej për vrasjen e një shqiptari tjetër në Duisburg.

Ndaj tij u shtua edhe akuza për shfrytëzim prostitucioni. Por ai ka mundur të ikë sërish nga burgu, më 14 gusht të 2007-ën, ndërsa policia ishte duke e transportuar me ambulancë, për shkak se i dënuari ishte në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe kishte tentuar disa herë vetëvrasjen.

Kësaj here kishte bërë si i sëmurë psikik dhe kur e kishin transportuar me ambulancë kishte filluar të rënkonte e të tërhiqte vëmendjen e policit kryesor. Kur ky është afruar, Paja i ka dhënë një grusht në fytyrë. Më pas ka hapur derën e autoambulancës dhe është larguar me vrap, ku ka kapërcyer një mur të lartë dhe ka ndjekur linjën e trenit.

Edhe pse policët kanë qëlluar në ajër, nuk ka ndaluar. Më pas është futur në një pyll dhe është zhdukur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll