Hapësire reklamuese

Politikë

Ilir Metës i skadon karta e identitetit, presidenti shkon e bën një të re dhe fton qytetarët: Verifikoni të dhënat tuaja, të votojmë të gjithë në 25 prill

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta është paraqitur sot pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative nr.13 në Tiranë, për t’u pajisur me kartën e re biometrike të identitetit ID.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit. Ai shkruan se mospasja e një karte të vlefshme ID është pengesë serioze për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës.

Sipas Metës, është thelbësore, që të gjithë qytetarët me të drejtë vote, të kenë mundësi të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit.

Postimi i plotë:

U paraqita sot pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative nr.13 në Tiranë, për t’u pajisur me kartën e re biometrike të identitetit ID.

Kur na ndajnë edhe 86 ditë nga zgjedhjet e shumëpritura të 25 prillit 2021, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit.

Rinovimi i tyre është i domosdoshëm!

Mospasja e një karte të vlefshme ID është pengesë serioze për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës.

Mos neglizhoni dhe mos e leni aplikimin për në çastin e fundit!

Gjithashtu, ju ftoj të verifikoni sa më parë emrin në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës tuaj të votimit dhe në rast se vini re parregullsi tek të dhënat, paraqituni menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administrative.

Është thelbësore, që të gjithë qytetarët me të drejtë vote, të kenë mundësi të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit.

Të votosh është e drejtë, por edhe një përgjegjësi e lartë qytetare.

Çdo neglizhencë në këtë drejtim penalizon të ardhmen europiane të vendit.

meta_1.jpg

meta_2.jpg

meta_3.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu