Hapësire reklamuese

Politikë

Ilir Metën “nuk e mban vendi”, del në konferencë për Prokurorin e Elbasanit: A kandidon vëllai juaj për deputet me PS?!

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Metën “nuk e mban vendi”, del në konferencë

Presidenti Ilir Meta thyen heshtjen zgjedhore për herë të dytë sot, duke i drejtuar këtë herë disa pyetje prokurorit të Elbasanit Kreshnik Ajazi, për ngjarjen e rëndë të ndodhur tre ditë më parë, ku u vra Pjerin Xhuvani.

Meta iu drejtua drejtpërdrejt prokurorit Ajazi, duke i vënë në dukje se vëllai i tij kandidon për deputet të PS dhe është në kushtet e konfliktit të interesit, sipas Presidentit.

“A kandidon për deputet në këto zgjedhje si kandidat i partisë në pushtet në Qarkun Elbasan, vëllai juaj, Besjon Gazim Ajazi?”, pyeti Meta ndër të tjera prokurorin e Elbasanit.

Pyetjet e Metës për Prokurorin Kreshnik Ajazi:

1. Z. prokuror pse është vonuar administrimi i materialit kallëzues të PD? Pse z. Bardhi si kallëzues është thirrur për t’u paraqitur vetëm në datën 30 prill.

2. Si mund të ndihmojnë këto veprime hetimore kaq të ngadalta me vetëdije parandalimin e krimit zgjedhor në Elbasan.

3. Pse duhet që z. Bardhi të paraqitet më 30 prill, pra 5 ditë pas zgjedhjeve, dhe jo urgjentisht?

4. Pse duhet z. Ajazi kjo vonesë kaq e madhe? A kandidon për deputet në këto zgjedhje si kandaidat i PS në Elbasan vëllai juaj? A ndiheni ju në përmbushjen e detyrës suaj në konflikt të pastër interesi? A keni vlerësuar ndonjëherë të dorëhiqeni apo të transferoheni nga aty?

5. Zotërinj prokurorë të Elbasanit, a ju vret ndopak ndërgjegjja, që ndodhi përplasja me armë dhe përgjakja në qytetin e Elbasanit, më 21 prill?

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll