Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ilir Meta vizitë në Slloveni, pritet nga kryeministri Jansa: E falenderova për mbështetjen e dhënë për integrimin europian të Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta vizitë në Slloveni, pritet nga kryeministri Jansa: E

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka zhvilluar një vizitë në Slloveni, ku është takuar me kryeminsitrin slloven Janez Jansa.

Meta thotë se e falenderoi kryeministrin Jansa për mbështetjen e dhënë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Eruopian.

“Kënaqësi e veçantë të takoja sot në Ljubljanë, Kryeministrin e Sllovenisë, Janez Janša.

Vlerësuam marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, të qëndrueshme dhe me ecuri pozitive ndër vite, në të gjitha fushat me interes reciprok.

E falënderova Kryeministrin Janša për mbështetjen e dhënë nga Sllovenia në procesin e integrimit europian dhe shpreha besimin, që edhe gjatë Presidencës së ardhshme sllovene të Bashkimit Europian, ajo do të mbetet një avokate e integrimit të Shqipërisë dhe të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Tepër i rëndësishëm bashkëpunimi i ngushtë rajonal dhe thellimi i reformave të brendshme, me qëllim final integrimin europian”, shkruan Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll