Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Ilir Meta uroi poetin ‘Bjeshkëve të Nemuna’, vajza e Hamit Aliajn: Një surprizë e veçantë, bekime për familjen tuaj

spot_img

Lajme të ngjashëm

ad9de72a58387bf3f16d8308d58a17cb scaled

Pas urimit që Presidenti Ilir Meta bëri për poetin e njohur Hamit Aliaj për 65-vjetorin e tij të lindjes, ka reaguar vajza e poetit të ‘Bjeshkëve të Nemuna’.

 

Vajza e Aliajt ka falënderuar Presidentin për urimin e veçantë dhe shpreh mirënjohjen e veçantë kur njerëz të mirë i gjenden pranë babait të saj.

‘Paçi bekimin e zotit Ju dhe familja juaj e bëfshi me te miren per Shqiperine tone’, e mbyll mesazhin ajo.

Mesazhi i falënderimit:

Faleminderit presidentit të Republikes së Shqipërisë z.Ilir Meta, për urimin që i ka bërë babait tim për 65 vjetorin e lindjes nëpërmjet këtij postimi të bërë në faqen e tij. Një surprizë e veçantë dhe po kaq dhuratë e bukur urimi juaj zoti President në 65-vjetorin e babait tim, poetit Hamit Aliaj.

Unë vajza e tij, me krenarinë që më jep fakti që jam vajza e tij nuk gjej fjalë t’ju falenderoj,mbi të gjitha për vemendjen si shenjë respekti jo vetem ndaj babait tim, por ndaj gjithë asaj treve qe ngjizi në të shpirtin e poetit, per t’ju dhenë po me shpirtin e poetit vendlindjes, tokes se te pareve, atdheut.

Pranoni zoti President mirenjohjen e nje vajze qe lumturohet kur njerez te mire i gjenden prane babait te saj. Paçi bekimin e zotit Ju dhe familja juaj e bëfshi me te miren per Shqiperine tone.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img