Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
66 %
1.5kmh
0 %
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
21 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Ilir Meta tregon “urdhrin” që i ka dhënë Bashës dhe Kryemadhit: 25 prilli do të jetë referendum, s’më intereson marrëveshja mes liderëve të opozitës

spot_img

Lajme të ngjashëm

db2b558e2efd1c4f79ce56d71f6cb164

Presidenti Ilir Meta ka treguar në emisionin “Frontline” se i ka bërë të qartë kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi se zgjedhjet e 25 prillit do të zhvillohen me çdo kusht, pavarësisht provokimeve.

Ai tha se nuk i intereson aspak marrëveshja që Bash aka bërë me Kryemadhin, ndërsa shtoi se 25 prilli do të jetë referendum i popullit.

“Nuk ka asnjë lloj dështimi sepse 2 marsi ishte një moment reflektimi dhe zgjimi pas një thirrje të presidentit. Nuk ka se si të dështojë populli për të mbrojtur sovranitetin e vet, apsi sovraniteti i përket popullit. Vetë populli ka vendosur që për çështje të rëndësishme shprehet me referendum. Ky është një process që kulmon me 25 prillin ku do kemi 2 gjëra të shenjta në historinë e Shqipërisë: Vota e lirë dhe e barabartë, dhe e dyta është Kushtetuta dhe paprekshmëria e saj. shqipëria do të hyjë në epokën e sundimit të referendumeve.

Nuk kam patur kohë të mendoj për një aksion nesër, por nuk e di a do të më zërë gjumi sot, por do përpiqem të fle pasi nesër kam një agjendë intensive. Ka kaq shumë probleme, por kam qenë dhe jam i durueshëm sepse 25 prilli do t’u japi të gjithë shqiptarëve frymëzimin për të cilin kanë nevojë.

Si mund të ketë një njeri më të nderuar se unë që jam ulur në karrigen e numrit 1 të shtetit dhe e di shumë mirë që është karrigia që i takon sovranit. Një gjë i kam bërë të qartë Bashës dhe Kryemadhit, zgjedhjet do të bëhen në 25 prill edhe pse mund të provokohen. Asnjërit të mos i shkojë në mendje të bëjë grusht shteti. Ata dy që firmosën kanë bërë gabim shumë të rëndë që kanë lënë parlamentin dhe nuk kanë hyrë në zgjehdjet lokale. S’më intereson marrëveshja e Bashës me Kryemadhin”, tha Meta.

Më shumë

spot_img