Hapësire reklamuese

Politikë

Ilir Meta tregon si duhet të jetë pasardhësi i tij! Presidenti: Premtoj se më 25 korrik do nisë lufta kundër mafias, fillon ekzekutimi i frikës

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta tregon si duhet të jetë pasardhësi i tij! Presidenti:

Presidenti Ilir Meta thotë se pasardhësi i tij nuk do ta ketë të lehtë ushtrimin e detyrës sepse do të jetë e vështirë për të që të jetë i pavarur. Sipas tij, në vend janë disa çështje të nxehta dhe presidentit të ri do t'i duhet të mbajë një qëndrim.

"Presidenti i ardhshëm do ta ketë të vështirë sepse është shumë e vështirë të jetë i pavarur. Kjo është e qartë, duhet të keni parasysh se janë disa çështje të nxehta kushdo që të vijë duhet të mbajë një qëndrim në përputhje me kushtetutën ose do të lejojë të cënohen disa nga këto element.

Kjo nuk do të jetë e thjeshtë por ai do ta ketë shumë të lehtë. Si mund të jesh arbitër i një ndeshjeje ku të dyja skuadrat janë një. PD kurrë nuk do të kishte djegur mandatet", u shpreh presidenti Ilir Meta përballë gazetarit Sokol Balla.

Kreu i Shtetit tregoi dhe disa detaje nga ajo që do të bëjë pas përfundimit të detyrës. Ilir Meta u shpreh se më 25 korrik do të nisë një luftë e pakompromis kundër mafies lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.

"Jap një premtim solemn para të gjithë shqiptarëve, si ish-student i dhjetorit ’90, për të gjithë ata që donin të asgjësonin pluralizmin, se me 25 korrik fillon ekzekutimi i frikës dhe nis rikthimi i transparencës dhe llogaridhënies në çdo nivel. Nis një luftë e pa kompromis kundër mafies lokale, rajonale dhe ndërkombëtare", përmbylli ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.