Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
54 %
5.1kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Ilir Meta tregon ‘sakrificën’ që bëri për për një rezolutë të Parlamentit Europian në vitin 2001: Nano donte garanci të bëhej President, ja pse u prisha me Partinë Socialiste

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

111046a60ff45111e23717c5606ddf46

Presidenti Ilir Meta në një intervistë ditën e sotme ka folur për prishjen e marrëdhënieve me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano.

Sipas tij, Nano i kishte kërkuar që t’i jepte garancinë për t’u bërë president, ndërsa Meta do të ishte kryeministër, por jo nuk është pranuar nga Meta, pasi prishte marrëveshjen me Brukselin ku thuhej se presidenti i takonte opozitës.

Ai tha se ishte ky refuzim i tij që bëri të mundur hapjen e negociatave për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit

“Partia Socialiste në 2001 kishte marrë disa mandate si favor i një “faulli”. Fatos Nano donte me çdo kusht të bëhej president i Shqipërisë, edhe nëse unë bëhesha kryeministër. Donte garanci nga unë por unë nuk e bëra. I thashë: “Zotëri unë nuk të bëj dot president ty, do me pahir ti, bëhu kryeministër, të bëhem unë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm”.

Pas marrëveshjes që nuk bëra unë me Nanon Shqipërisë iu hapën negociatat. Unë me zotin Nano në atë kohë u prisha për këtë punë. Unë krijova një forcë të re politike. Në 2006 u mbyll marrëveshja e Stabilizim Asocimit”, tha Meta në Syri Tv.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img