Kreu i Partisë së Lirisë është shprehur këtë të mërkurë se kryeministri Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të qëndruar edhe një ditë më shumë në pushtet. Sipas Ilir Metës, mund të inskenojë dhe ndalimin e Zahos nga Policia.
Këtë deklaratë Meta e bëri teksa u pyet nga gazetarët, se SPAK ka nisur verifikimet për ish-ministrin Arben Ahmetaj.
“Mos u habisni që nga përpjekja e tij për të shpëtuar veten e për të fituar kohë nga ky skandal i madh që i ka plas atij, të tjerëve, që nuk i ky mbyll dot, se edhe çështjen e Bilalit nuk e ka mbyll akoma se ata e kanë lënë pezull sa të jetë në atë pozicion…
Duhet të keni parasysh që ky është i gatshëm të inskenojë çdo lajm vetëm të largojë vëmendjen. Ky është gati për të ndenjtur dhe një ditë më shumë në pushtet, që të ndalojë Policia dhe Zahon, vetëm të largohet vëmendja nga ky”, tha ai.
Më tej, kreu i Partisë së Lirisë i ka bërë thirrje popullit që t’i bashkohet protestës së 11 shkurtit që opozita do të mbajë në Tiranë.
“Nuk ka më mazhorancë në Shqipëri, ajo dihet se kush është. Është një bandë. Mazhoranca ëhstë në 11 shkurt, shqiptarët t’i japin fund këtij cirku të shëmtuar që ka shpërbërë shjtetin, moralin e shoqërisë sonë. Kështu që të gjithë në 11 shkurt atje (drejton me dorë) të mbrojmë familjen, atdheun. Kujt i ka ngelur mendja te reformat që ka bërë ky palaço, ta marrin ta çojnë në vendin e tyre”, përmbylli Ilir Meta.