Hapësire reklamuese

Social Bomb

Ilir Meta të diel aktive, shfaqet duke u ushtruar në palestër

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta të diel aktive, shfaqet duke u ushtruar në palestër

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se këtë fundjavë ka vendosur që të largohet pak nga politika për t’iu kthyer aktivitett fizik.

Meta ka postuar një video në rrjetet sociale, teksa shihet në palestër duke bërë stërvitje. “Mirëmëngjes të dashur miq. Ju uroj të gjithëve një të diel aktive!”, shkruan Meta.

Kjo stërvitje e Metës vjen dy ditë para protestës së madhe të paralajmëruar nga grupi i Bardhit dhe Berishës, të cilët janë shprehur se do të jetë një protestë e madhe.

Sakaq, i pyetur për këtë protestë Meta u shpreh se mbështet çdo protestë, duke lënë të nënkuptohet se do marrë pjesë edhe në këtë protestë të opozitës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese