Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ilir Meta sulmon SPAK: Krijesat e Partisë, janë seksion i Rilindjes dhe aq përgjegjës për korrupsionin sa ajo

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta sulmon SPAK: Krijesat e Partisë, janë seksion i Rilindjes

Kreu i Partisë së Lirisë sulmon Prokurorinë Speciale dhe e quan atë "Krijesë të Partisë", duke ju referuar Partisë Socialiste. Ilir Meta përmes një shënimi në profilin e tij, thotë se hetimet ndaj tij janë qesharake dhe përpjekje për të spostuar vëmendjen.

"Krijesat e Partisë që marrin urdhra në Kongresin e partisë-shtet veç forcojnë bindjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm se janë një seksion i Rilindjes dhe përgjegjëse po sa ajo për korrupsionin galopant dhe lidhjet e krimit me politikën", shkruan Meta ndër të tjera.

Kujtojmë se, Prokuroria Speciale njoftoi dy ditë më parë nisjen e hetimeve për ish-presidentin Ilir Meta, për dy vepra penale që kanë të bëjnë me artikullin e medias austriake ku thuhej se Meta dhe zyrtarë të LSI kishin paguar për lobim në SHBA. Kallëzimi është bërë nga ish-deputeti Halit Valteri.

"Hetimet tona vazhdojnë të thellohen dhe rëndohen jo vetëm për aferën e zezë të inceneratorëve, jo vetëm për superaferën e Portit të Durrësit kosto e të cilit mund të shkojë deri në 5 miliardë euro për taksapaguesit durrsakë dhe shqiptarë, por edhe për shumë afera të tjera, garant dhe përfitues kryesor i të cilave është Ramoviçi dhe për të cilat do të përgjigjet deri në një.

Përpjekjet e dëshpëruara për të keqpërdorur “krijesat” e Partisë në drejtësi për të spostuar vëmendjen e opinionit publik me “hetime” qesharake ndaj drejtuesve të opozitës tregojnë vetëm përpëlitjet e fundit të regjimit kriminal për të shtyrë me ditë dhe javë llogaridhënien e tij të pashmangshme.

Krijesat e Partisë që marrin urdhra në Kongresin e partisë-shtet veç forcojnë bindjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm se janë një seksion i Rilindjes dhe përgjegjëse po sa ajo për korrupsionin galopant dhe lidhjet e krimit me politikën. Monopolin e Drejtësisë e ka vetëm Populli i Shqipërisë dhe ai do të jetë Gjykatësi më i drejtë shumë shpejt", shkruan politikani Ilir Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll