Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ilir Meta “shpërthen” ndaj “Air Albania”: Anuluan fluturimin pa paralajmërim

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta “shpërthen” ndaj “Air Albania”: Anuluan

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me ish-ministrin Edmond Panariti mbrëmjen e djeshme kanë humbur fluturimin për shkak të një anulimi të pa paralajmëruar nga “Air Albania”.

Ai është shprehur se jo vetëm u është anuluar fluturimi pa paralajmëruar, po i është dashur që të insistojnë që kompania të marrë përsipër akomodimin në hotel.

Ndër të tjera Meta shprehet se kjo nuk është hera e parë që ndodh një anulim i tillë në mënyrë të papritur, teksa i bën thirrje qeverisë që të marrë përgjegjësitë e saj përpara qytetarëve në mënyrë transparente.

Postimi i plotë i Metës:

Air Albania nuk duhet të vazhdojë më kështu!

Mbrëmë më qëlloi të humbisja fluturimin nga Stambolli në Tiranë për shkak se Air Albania anulloi fluturimin pa paralajmërim në kohën e duhur!

Jo vetëm kaq por u desh të insistonim bashkë me ish-Ministrin e Jashtëm Prof. Edmond Panaritin që të merrnin përsipër akomodimin në hotel për më tepër që mikpritësit tanë në Baku i kishin paguar biletat tona në business.

Ndërkohë sot ne avion takuam shumë qytetarë të revoltuar se disa prej tyre kishin fjetur në aeroport dhe e kishin rast të përsëritur.

Ndërsa një zonjë që jetonte në Kaliforni edhe pse i kishin zgjidhur akomodimin në hotel tha se kjo ishte hera e pestë që i ndodhte me Air Albania dhe s'kishte më ndërmend ta provonte këtë torturë.

Për mua personalisht është hera e dytë por Qeveria duhet të marrë përgjegjësitë e saj përpara qytetarëve në mënyrë transparente se justifikimet që zogjtë kanë sulmuar motorët nuk shkojnë më.

Ose të paktën t'i ndryshojë emrin kompanisë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed