
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mesditën e sotme i ka shkuar në zyrë ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nuk dihet ende se për çfarë po diskutojnë Meta dhe Berisha në selinë blu. Por kujtojmë që ky takim vjen pas situatave kaotike që janë zhvilluar në Kuvend dhe komisione nga deputetët e opozitës.
Deputetët e opozitës e kanë quajtur protestë qëndrimin e tyre, teksa tha se kërkojnë që të miratohen 3 komisione hetimore. Më herët Ilir Meta me gazetarët është shprehur se mbështet qëndrimin dhe protestën e deputetëve të opozitës.
Sondazh
Poll