Hapësire reklamuese

Politikë

Ilir Meta reagon menjëherë për Divjakën: SPAK të hetojë dhunën kriminale të ushtruar ndaj aktivistes së PD. Policia të arrestojë autorët

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta reagon menjëherë për Divjakën: SPAK të

Presidenti Ilir Meta kërkon nga SPAK që të hetojë menjëherë ngjarjen e ndodhur sot në Divjakë, ku një aktiviste e PD pretendon se është dhunuar nga shefi i Komisariatit sepse po filmonte një takim të PS.

Sipas Metës, Policia duhet të arrestojë urgjentisht autorin apo autorët e dhunës, cilëtdo qofshin ata.

“I bëj thirrje Prokurorisë dhe SPAK të hetojë urgjentisht dhunën kriminale të ushtruar sot ndaj zonjës, Elsa Bita në Divjakë.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të arrestojë urgjentisht autorin apo autorët e dhunës, cilëtdo qofshin ata. Çdo mosveprim, ju ngarkon me përgjegjësi të plotë për çdo akt dhune në vijim.

Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë të një vendi që e meriton anëtarësimin në Bashkimin Europian”, shkruan Meta.

Newsbomb.al mëson se Prokuroria e Lushnjes dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ka marrë në dorë ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në Divjakë. Aktivistja e PD Elsa Bita pretendon se shefi i Komisariatit i ka thyer krahun se po filmonte takimin e PS-së.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll