Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Ilir Meta publikon listën e 10 aplikantëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, mes tyre dhe Arta Marku (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për të zëvendësuar gjyqtarin Pëparim Kalo, ka publikuar 10 emrat të cilët kanë shprehur interes për këtë pozicion.

Mes aplikantëve bëjnë pjesë dhe emra të njohur të sistemit të drejtësisë, si kryetari aktual i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi apo edhe prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku,

Presidenca njofton se lista e aplikantëve dhe dokumentacioni për secilin kandidat i përcillen menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikim dhe vlerësimin e tyre në përputhje me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit.

Njoftimi i plotë:

Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e plotë”, e krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese në datën 08.04.2022, të zotit Përparim Kalo, me vendim nr. 42 datë 22.12.2021, të Gjykatës Kushtetuese, procedurë aplikimi kjo e shpallur me Dekretin nr. 13413, datë 13.01.2022, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë shprehur interes dhe kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

1. Zonja Ardita Buna

2. Zonja Arta Marku

3. Zonja Arta Vorpsi

4. Zoti Besnik Dervishi

5. Zonja Elida Take

6. Zoti Gent Ibrahimi

7. Zonja Juliana Latifaj

8. Zoti Maksim Qoku

9. Zonja Manjola Xhaxho

10. Zoti Sandër Beci

Lista e aplikantëve të mësipërm dhe dokumentacioni për secilin kandidat i përcillen menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikim dhe vlerësimin e tyre në përputhje me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit.

Institucioni i Presidentit të Republikës, referuar pikës 2 të nenit 7/b, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, gjen rastin të kujtojë se, të gjitha institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Më shumë




spot_img








spot_img